Politikë

Kushtetuesja "vulosi" marrëveshjen me Italinë për emigrantët, Gazment Bardhi thotë se vendimi nuk ishte "surprizë"

Shkruar nga Liberale

Kushtetuesja "vulosi" marrëveshjen me Italinë për

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për legjitimimin e marrëveshjes së emigrantëve me Italinë, duke u shprehur se nuk ishte surprizë.

Kushtetuesja sipas tij, humbi mundësinë për të bërë drejtësisë ndaj një çështjeje që shkel të drejtat e njeriut dhe cënon interesin kombëtar.

“Asnjë surprizë nga “Vali Bizhgat në Gjykatën Kushtetuese”! Mohimi i transparencës dhe mbi të gjitha shmangia e mundësisë për një opinion këshillimor nga GJEDNJ janë tregues i qartë që GjK humbi që në nisje mundësinë për të bërë drejtësi në këtë çështje.

Marrëveshja me Italinë cenon sigurinë e interesin publik, si dhe shkel në mënyrë flagrante të drejtat e njëriut dhe konventat ndërkombëtare në këtë fushë, siç Komisioneri për të Drejtat e Njeriut në KiE dhe organizatat prestigjoze ndërkombëtare janë shprehur!”, shprehet Bardhi.

Theksojmë se Gjykata Kushtetuese ka dhënë sot vendimin në lidhje me marrëveshjen me Italinë për emigrantët, duke votuar në favor të kësaj marrëveshjeje, që parashikon ardhjen e emigrantëve nga Afrika në Shqipëri për një periudhë të caktuar kohore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH