Politikë

Kush e financon lëvizjen ‘Shqipëria Bëhet'? Ja si përgjigjet Lapaj

Shkruar nga Liberale

Kush e financon lëvizjen ‘Shqipëria Bëhet'? Ja si

Drejtuesi i lëvizjes ‘Shqipëria bëhet’ Adriatik Lapaj ka treguar se kush e financon aktivitetin e tyre. I ftuar në një program televiziv, Lapaj tha se që nga mesi i muajit dhjetor lëvizja vetëfinancohet nga vetë qytetarët të cilët kontribuojnë në faqen e lëvizjes në web.

‘Ne kemi një faqe webi, shqipëribëhet.al dhe shqiptarët që duan mund të kontribuojnë, lëvizja prej mesit të muajit dhjetor vetëfinancohet nga vetë qytetarët.

Në fillimin e vet lëvizja u vetëfinancua nga themeluesit. Ne kemi bërë vet financuam. Nga mesi i dhjetorit çdo cent që vjen nga qytetarët shkon për lëvizjen.

Nëse qytetarët kontribuojnë pak dhe ne do të veprojmë më ngadalë, nëse qytetarët kontribuojnë shumë në do të shtojmë ritmin. Nuk janë të jashtëzakonshme. 5000 lekë të reja ka kushtuar salla e Delvinës. Janë paguar me bankë, mos shiko këto mamuthët e korrupsionit.

Mos shiko këta që për të bërë një aktivitet, marrin foni 100 mijë euro. Çdo gjë me qindarka e ruajtur e detajuar model. Çdo qindarkë, në fund të vitit ‘Sa lek kanë dhënë qytetarët? Do të evidentohet me audit.’- tha Lapaj.

Lapaj tha se Lëvizja ‘Shqipëria bëhet’ do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen vitin e ardhshëm.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH