Politikë

Kurti 'miqësohet' me Ramën në Shkup: Duhet të jemi krah për njëri-tjetrin!

Shkruar nga Liberale

Kurti 'miqësohet' me Ramën në Shkup: Duhet të jemi

“Sfidat i kemi të përbashkëta”, - shkruan kryeministri Albin Kurti, në një postim në rrjetet sociale.

Në foton e bërë publike, Albin Kurti ishte i shoqëruar me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

Pas takimit në Shkup, ku u mbajt takimi i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Kurti thekson nevojën e bashkëpunimit për zhvillimin e vendeve tona.

“Shqiptarët më shumë sesa fat, e kanë vetëdije historike e kombëtare orientimin e qartë euro-atlantik dhe ndërtimin e aleancave mbi vlera e bindje. Sfidat shpesh i kemi të ngjashme e të përbashkëta. Shërbimin ndaj qytetarëve duhet përherë ta kemi qëllim të palëkundur të angazhimit politik. E në rrugë e sipër na duhet të jemi krah për njëri-tjetrin, për zhvillim, demokratizim, reformë, progres dhe mirëqenie”.

Kujtojmë se kohët e fundit nuk kanë qenë të mira marrëdhëniet mes Kurtit dhe Ramës. Duket se ka sinjale për shkrirjen e akujve mes dy kryeministrave.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH