Politikë

Kthimi i mbetjeve toksike në Shqipëri, Balluku: Portin e Durrësit po e bëni pis kot! Faji është i Kurum

Shkruar nga Liberale

Kthimi i mbetjeve toksike në Shqipëri, Balluku: Portin e

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherazi edhe zv.kryeministre Belinda Balluku në një dalje për mediat pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë ka shpjeguar ëështjen e Kurum, duke hequr përgjegjësinë nga Porti i Durrësit.

Balluku u shpreh se transporti i mbetjeve në Shqipëri ka nisur që nga viti 1998, teksa shtoi se procedurat ndiqen nga koncensionarët e huaj.

“Çështja ka marrë emrin Porti i Durrësit por Porti i Durrësit dhe mbetjet janë dy gjëra të ndryshme,. Transporti i mbetjeve në Shqipëri ka nisur që në 1998. Ka një protokoll të mirëfilltë për të cilën ministria e Turizmit e ka bërë të ditur. Nuk është asgjë të re. Ka eksport të mbetjeve të rrezikshme. Ka qenë një procedurë normale deriu kur mori këtë përmasë mediatike. Autoriteti Portual i Durrësit nuk ka lidhje me këtë proces dhe janë procesuar nga koncensionarët e huaj.

Porti i Durrësit dhe koncensionari janë dy konkurrentrë të ndryshëm. Qeveria shqiptare është angazhuar me OLAF dhe do të kërkoja që drejtësisë ti jepet koha e duhur dhe mos e kthejmë këtë në një çështje ndërkombëtare dhe godet Shqipërinë gjatë sezonit turistik.

Ka kode të përcaktuara nga BE që aplikohen në rastet e mbetjeve të rrezikshme. Portin e Durrësit që po e bëni pis lëreni mënjanë.

Ne jemi duke analizuar situatën por qeveria shqiptare nuk është hera e parë që ka konflikte për koncensionet që Kurum ka bërë shkelje”, tha Balluku.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH