Politikë

Kryeministri Rama takon përfaqësuesen e TikTok për Europën, diskutojnë për planet e mbylljes së platformës në Shqipëri

Shkruar nga Liberale

Kryeministri Rama takon përfaqësuesen e TikTok për Europën,

Kryeministri Edi Rama, në Davos, ku po mbahet Forumi Ekonomik Botëror, është takuar me Christine Grahn, drejtuesen e Marrëdhënieve me Qeveritë&Politikën Publike të TikTokut për Europën.

Rama thotë se ka diskutuar me të shqetësimet që na çuan në vendimin e mbylljes së përkohshme të aksesit në platformë nga Shqipëria.

Ndër të tjera ai zbulon se kanë vendosur disa piketa bashkëpunimi në javët e muajt në vijim, për të siguruar rihapjen e TikTokut në një kohë sa më të arsyeshme, por me të gjitha garancitë e nevojshme.

“Davos, Forumi Ekonomik Botëror – Me Christine Grahn, kreun e Marrëdhënieve me Qeveritë&Politikën Publike të TikTokut për Europën, shtruam shqetësimet që na çuan në vendimin e mbylljes së përkohshme të aksesit në platformë nga Shqipëria, si edhe dëgjuam rrugët e mundshme të adresimit të tyre nga ana e kompanisë. Një diskutim plotësisht i hapur dhe me frymë konstruktive, ku vendosëm disa piketa bashkëpunimi në javët e muajt në vijim, për të siguruar rihapjen e TikTokut në një kohë sa më të arsyeshme, por sigurisht me të gjitha garancitë e nevojshme, në mungesë të të cilave jemi të detyruar ta mbyllim së shpejti aksesin në platformë”, shkruan Rama në Facebook.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH