Politikë

Kryeministri Edi Rama ndan pamje nga Ura e Kukësit

Shkruar nga Liberale

Kryeministri Edi Rama ndan pamje nga Ura e Kukësit

Ura e Madhe e Kukësit, me gjatësi 310 metra, pjesë e munguar e Rrugës së Kombit, po shkon drejt përfundimit.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga ura e re, ku po vijojnë me intensitet punimet.

Ura e re e Kukësit ka dy bazamente prej betoni në brigjet e liqenit, ndërsa në të gjithë gjatësinë e saj është konstruksion metalik, me një hark të madh pa këmbë të ndërmjetme.

Ura e Madhe e Kukësit bashkon brigjet e Drinit në Rrugën e Kombit.

Ajo po zëvendëson urën e vjetër ekzistuese që ka më shumë se 45 vite që mban “mbi supe” me mijëra mjete përgjatë viteve.

Investimi prej 30 milionë dollarësh e bën atë një ngjarje ekonomike për zonën dhe lidhjen e Shqipërisë me Kosovën.

Për shkak të punimeve për vendosjen me rrëshqitje të urës së re mbi bazamentet e saj, qarkullimi është devijuar në aksin Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit, dhe konkretisht, devijimi i lëvizjes po bëhet tek Ura Drinit të Zi – Rruga hyrëse në qytetin e Kukësit – dalja për Kosovë në nyjën e Shtiqnit.

Ndërsa për lëvizjen nga Morina në Milot, devijimi i lëvizjes po bëhet tek rampa dalëse e mbikalimit tek nyja e re e aeroportit dhe dalja në urën e Drinit të Zi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH