Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme.
Ai u pa teksa futet i vetëm në ambientet e SPAK. Teksa u pyet nga gazetarët mbi arsyen e thirrjes në SPAK, ai u shpreh se:
“Kur të dal, nuk e di”. Më pas, kryebashkiaku socialist iu drejtua godinës së Prokurorisë së Posaçme për t'u marrë në pyetje nga prokurorët e SPAK.
Kryebashkiaku Isai është pyetur dhe më herët për një kallëzim.