Politikë

Kreu i PD-së, Basha: S’e votojmë amnistinë penale! Pazar që të përfitojnë zyrtarët e korruptuar që gjykohen nga GJKKO

Shkruar nga Liberale

Kreu i PD-së, Basha: S’e votojmë amnistinë penale! Pazar

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se nuk do ta votojnë ligjin për amnistinë penale. 

Basha theksoi se po luhet një pazar i ndyrë me amnistinë. Ai shtoi se zyrtarët e korruptuar do përfitojnë nga amnistia dhe kjo është e tmerrshme. Sipas Bashës, nuk përfitojnë as protestuesit, që mbrojtën shtëpitë e tyre nga shembjet dhe që përndiqen me veprën penale “Kundërshtimi i policisë, në bashkëpunim”.

‘Amnistia u mbajt peng. Ne kishim dy kushte, mos të përfitonin të dënuarit nga GJKKO, ‘ky nuk është propozimi që vjen sot nga ne dhe ne nuk do të votojmë

Në këtë propozim ka një sërë veprash penale që kanë të bëjnë me korrupsionin e zyrtarëve e prokurorëve dhe gjyqtarëve, korrupsionin në tendera dhe korrupsionin zgjedhor të cilat nuk përjashtohen nga përfitimet e kësaj amnistie. Këto nuk janë imagjinatë. Këto janë fakte të publikuara nga PD dhe të raportuara nga media jashtë kontrollit të qeverisë,. Këto vepra penale nuk mund të përfitojnë amnisti.

Gënjeshtar e dytë ka të bëjë me protestuesit. Është fakt i njohur se shumica e protestuesve ndiqen për kundërshtim të forcave të policë në bashkëpunim një vepër penale që parashikon dënime në 2 vite dhe siç u tha janë jashtë amnistimit të kësaj amnistie. Është e qartë se çfarë Pazari i ndyrë po propozohet. Njëra palë ka hallin ti njihet etiketa fallso. Tjera ka harrin e numrit gjithnjë e në rritej të zyrtarëve të korruptuar që po bien në burg apo po hetohen e gjykohen nga GJKKO.

Por çfarë do të bëj, kjo. Ju i dënoni ne i lirojmë, sepse kështu duam dhe përpiqemi të shpëtojmë edhe peshqit e mëdhenj mbi drejtorët dhe zyrtarët e korruptuara ë përfitojnë nga kushtet aktuale. Janë fakte të pakonetsuara. Të mohosh këtë do të thotë të mashtrosh veten sepse qytetarët si mashtron dot. Do të falen ata të dënuarit për aferën e mashtrimit ata në Astir për kompaninë offshore Delaëare. Këto janë faktet.

Do të përfitojnë zyrtarët e korruptuar të bashkisë së Tiarnës që shkatërruan banesat ën fundin e Bulevardit të ri, por jo nënat dhe baballarët që kundërshtuan akauionin.

Do përfitojnë drejtorë të cilët kanë bërë të mundur shembjen e Teatrit Kombëtar, por jo anëtarët e PD-së të cilët protestuan dhe po ndiqen me nenin përkatës. Ky është Pazari i ndryrë me yndyrën e babëzisë, nga njëra anë dhe pafytyrësisë kronike nga ana tjetër.

Shikoni njëri tjetrin dhe si do i përgjigjeni demokratëve, opozitave protestueseve mbi 700 përndiqen sot me një nen që nuk i përfiton nga amnistia ndërkohë që po përfitojnë drejtorët për të cilën ata protestuan. Kjo është një votë ndërgjegje.

Nëse doni të provoni se nuk keni Pazar me Edi Ramën votoni amndemantin e PD-së. Nëse nuk doni që zyrtarët e korruptuar të përfitojnë votoni amendamentin e PD-së. Nëse doni që të gjithë protestuesit të përfitojnë votoni amendamentin e PD-së.’- tha Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH