Politikë

KQZ shpërndan fondet për partitë politike, PS dhe PD mbushin “xhepat”

Shkruar nga Liberale
KQZ shpërndan fondet për partitë politike, PS dhe PD mbushin

Rreth 200 milion lekë do të shpërndahen për partitë politike, fonde të cilat shpërndahen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në formën e ndihmës financiare për vitin 2024.

Është e qartë që ligji përcakton rregullat mbi shpërndarjen e fondeve për partitë politike. Sipas dispozitave të ligjit, 70% e fondit ndahet bazuar në numrin e deputetëve që një parti politike ka fituar në zgjedhjet e fundit parlamentare. 20% ndahet në mënyrë të barabartë mes partive që kanë fituar mbi 10 mijë vota në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe 10% ndahet sipas përqindjes së fituar ndërmjet partive politike që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe kanë fituar mbi 1% të votave në shkallë vendi”, tha Celibashi.

Në ndarjen e fondeve, Partia Socialiste si fituese e numrit më të madh të vendeve në Parlament në zgjedhjet e fundit parlamentare, i takojnë më shumë se 151 milionë leke, Partia Demokratike merr mbi 101 milionë lekë, Partia e Lirisë 15 milionë, Socialdemokratët 12 milionë, Republikanët 11 milionë, teksa  nga 8 milionë secila përfitojnë  PDIU,  PPDNJ, PAA, LZHK, Lëvizja e Legalitetit, ndërsa Nisma Thurje merr 6 milionë.

Çdo parti politike do të tërheqë paratë me kushtin që të kenë depozituar brenda datës 31 mars raportin financiar të të ardhurave për vitin 2023, ndryshe fondet nuk do t’i shpërndahen.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH