Politikë

Kosova një hap më pranë KiE, presidenti Bajram Begaj: Arritje e merituar!

Shkruar nga Liberale
Kosova një hap më pranë KiE, presidenti Bajram Begaj: Arritje e

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përgëzoi miratimin e opinionit të raportueses për Kosovën, Dora Bakojanis ku rekomandohet se janë përmbushur kushtet, që Kosova të bëhet anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.

“Arritje e merituar e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës. Kjo dëshmon përkushtimin e palëkundur politik të Kosovës ndaj vlerave dhe standardeve evropiane”, shkruan Begaj në platformën X.

Theksojmë se Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.

Hapi i radhës, sipas këtij komiteti, do të jetë më 18 prill, kur do të hidhet në votim ky raport para Asamblesë Parlamentare në përbërjen e saj të plotë.

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte katalizator që “Kosova të vazhdonte të bënte përparim në forcimin e të drejtave të njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit si dhe të adresojë sfidat dhe çështjet shqetësuese”, tha Komiteti për Politikë dhe Demokraci.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH