Kosova e ka kaluar me sukses votimin e kësaj të mërkure në Komitetin e Asamblesë Parlamentare në KiE, që është edhe hapi i parë për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thekson se ky është një hap i rëndësishëm, ndërsa u shpreh mirënjohje aleatëve për mbështetjen e dhënë.
U kry! Tani në Paris, Komiteti Politik sapo miratoi propozimin për antarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Një hap jetik që i hap rrugë vendimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe Këshillit të Ministrave.
Mirënjohje aleatëve të shqiptarëve për mbështetjen e dhënë. Urime Kosovë:"-shkruan Basha.