Politikë

Korrupsioni/ Rama nga Dhërmiu: Maskarenjtë nuk mbarojnë! Shyqyr që po kapen, prandaj kemi ngritur çarqet

Shkruar nga Liberale
Korrupsioni/ Rama nga Dhërmiu: Maskarenjtë nuk mbarojnë! Shyqyr

Nga Dhërmiu ku ndau 789 tituj të tjerë pronësie në procesin e përmbylljes së hipotekimit të shtëpive të trashëguara, Rama nuk kurseu kritikat ndaj administratës.

‘Maskarenjtë nuk mbarojnë’- tha Rama dhe se ‘minjtë nga zyrat e shtetit’ do të vazhdojnë të dalin dhe se për këtë do të ngrihen çarqe tha ai. “Fjalë më shumë përditë ka. Baltë më shumë sa të duash. Xhagajdur e maskarenj, nuk mbarojnë, dalin.

Minj nëpër zyrat e shtetit, patjetër, por edhe kjo, që kur kapen minjtë, të vësh kujën, që “o po bëhet nami”. Ç’po bëhet nami? Shyqyr që po kapen, më shumë të kapen, për këtë punë kemi bërë gjithë këtë përpjekje dhe për këtë punë përpiqemi. Po minjtë i kap çarku.

Prandaj, kemi ngritur e do ngremë edhe më shumë çarqe për të kapur minj. Por nuk mund të rrimë të tërë të të rrokanisemi ditë-natë, se u kapën ca minj aty, u kapën edhe ca minj këtu, tani duhet të ngrihemi të tërë e të merremi t’i biem njëri-tjetrit. Secili ka punën e vetë për të bërë. Secili ka përgjegjësinë e vetë për të mbajtur. Secili ka llogarinë e vetë për të dhënë dhe secili që është në anën e qytetarëve ka llogarinë e vetë për të kërkuar sipas detyrave. Kam dhënë këtë detyrë, ma bëj” - tha Rama.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH