Politikë

Konstituohet sot grupi i dialogut për ‘Reformat’, Partia Socialiste bashkë me "Rithemelimin" dhe Partia e Lirisë dërgojnë njerëzit e tyre

Shkruar nga Liberale

Konstituohet sot grupi i dialogut për ‘Reformat’, Partia

Sapo ka nisur mbledhja ku do të konstituohet në Komisionin e Ligjeve grupi i dialogut për ligjet që kërkojnë shumicë votash, 3/5 dhe ligjet e nevojshme për rrugëtimin në Bashkimin Europian. 

Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka kundërshtuar marrëveshjen. 

Mësohet se rithemelimi do të përfaqësohet në komision nga Oerd Bylykbashi dhe Dhurata Çupi, Erisa Xhixho do të jetë nga radhët e Partisë së Lirisë.

Ndërkohë nga Partia Socialiste në komision do të jenë, Damian Gjiknuri, Klotilda Bushka dhe Toni Gogu. Kjo lëvizje vjen pas dakordësisë së rënë mes Gazment Bardhit dhe Bledi Çuçit në Konferencën e Kryetarëve.

Ky grup pune pritet të marrë vendime me konsensus për ligjet që duan 84 vota.

Përfshirë këtu dhe Reformën Zgjedhore apo Amnistinë. Kjo e fundit vijon të mbetet "peng" i mosdakortësisë politike mes mazhorancës dhe opozitës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH