Politikë

Konstituohet në Komisionin e Ligjeve Grupi i Dialogut, Bylykbashi thotë se do të kërkohet transparencë

Shkruar nga Liberale

Konstituohet në Komisionin e Ligjeve Grupi i Dialogut, Bylykbashi

Ka përfunduar pak më parë mbledhja e Komisionit të ligjeve që u zhvillua këtë  paradite në Kryesinë e Kuvendit.

Ky grup pune përbëhet nga 6 anëtarë, me pjesëmarrje të barabartë mes mazhorancës dhe opozitës.

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi, tha në një deklaratë për mediat, se në mbledhje u diskutua reforma zgjedhore , e cila përfshin ndryshimet në kodin zgjedhor, vendimet e Gjykatës Kushtetuese por dhe ligjet e tjera që ndikojnë në garantimin e standardeve për zgjedhje të lira.

“Ajo që u ra dakord  është se çështja prioritare që do të trajtohet nga ky mekanizëm dialogu është reforma zgjedhore. Kjo reformë përfshin ndryshimet në kodin zgjedhor, vendimet e Gjykatës Kushtetuese që mund të prekin dhe ligjet e tjera që ndikojnë në garantimin e standardeve për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Prioriteti është trajtimi i Reformës Zgjedhore.

Amnistia nuk u diskutua në mbledhje. Ajo që u ra dakord është se do të listohen dhe do përcaktohen në një mbledhje tjetër, objekti i punës që kush janë çështjet që janë në Kuvend për t’u zgjidhur. Është vendimi i konferencës së kryetarëve nëse mbledhja do të zhvillohet  me media apo jo. Ne kërkojmë transparencë maksimale”-tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH