Politikë

Konferenca e Ministrave/ Igli Hasani: Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Ukrainën

Shkruar nga Liberale

Konferenca e Ministrave/ Igli Hasani: Shqipëria qëndron në

I pranishëm në Konferencën e Ministrave mbi Dimensionin Humanitar të Formulës së Paqes në Ukrainë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, shprehu angazhimin për të qëndruar të bashkuar, për të trajtuar koston njerëzore të agresionit rus.

Ministri Hasani theksoi se Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Ukrainën në ndihmë urgjente, mbrojtjen civile, mbështetjen për personat e zhvendosur dhe rindërtimin e infrastrukturës kritike, teksa nënvizoi vullnetin e Shqipërisë dhe aleatëve për mbizotërimin e paqes, stabilitetit dhe drejtësisë për Ukrainën.

Aktiviteti i bashkë-organizuar nga Kanadaja, Norvegjia dhe Ukraina, kishte për qëllim trajtimin e krizës humanitare që ka shkaktuar agresioni ushtarak rus në Ukrainë dhe diskutimin mbi ndihmat dhe mbështetjen ndërkombëtare për zbutjen e pasojave të luftës.

Ky aktivitet është pjesë e Formulës së Paqes të Ukrainës, një iniciativë e udhëhequr nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, që ka për synim arritjen e një paqeje të qëndrueshme dhe të drejtë për Ukrainën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH