Politikë

Konferenca e Europiane e INTERPOL në Tiranë, Balla: Shqipëria e përkushtuar në luftën kundër krimit!

Shkruar nga Liberale

Konferenca e Europiane e INTERPOL në Tiranë, Balla: Shqipëria e

Mbahet sot në Tiranë, konferenca e 51-të rajonale e INTERPOL-it për Europën. Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale mbledh në Tiranë rreth 200 përfaqësues nga agjencitë ligjzbatuese të vendeve të Evropës.

Në nisje të kësaj konferencë u mbajt një minutë heshtje në nder të policëve që kanë humbur jetën në krye të detyrës.

Në fjalën e tij ministri i Brendshëm, Taulant Balla u shpreh se Shqipëria është partnere e besuar e INTERPOL dhe se gjithashtu është e përkushtuar në luftën kundër krimit.

“Unë shpresoj të shijoni në Shqipëri të gjitha bukuritë dhe trashëgimitë kulturorë. Të ftuarit që mund të kenë vizituar Shqipërinë 20-30 vite më parë, jam i sigurt që janë të mahnitur nga ndryshimet që vendi ka pësuar. Aeroporti ynë “Nënë Tereza” ka më shumë se 200 fluturime në ditë.

Unë jam mirënjohës komitetit ekzekutiv që bëri të mundur mbajtjen e këtij eventi në Tiranë, i parë i një përmase të tillë. Që nga hapja e zyres qendrore e INTERPOL, Shqipëria bashkë me misionin Interpol është fuqizuar. Konfirmojmë që Shqipëria është e përkushtuar dhe partnere e besuar. Sot kemi sfida të shumta në fushën e sigurisë.. Krimi i organizuar, krimet kibernetike kërkojnë një koordinim dhe përgjigje të shpejtë. Drogat sintetike janë vrasësit numër një”, u shpreh Balla.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH