Sot do të mbahet dita e dytë e Konferencës së Ambasadorëve “Diplo 2024”.
Ministri i për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka ndarë në rrjetin social Facebook momente nga dita e parë e kësaj konference, ndërsa ka zbuluar edhe diskutimet që do të jenë sot, në ditën e dytë.
Gjeopolitika në rajon dhe forcimi i diplomacisë në funksion të turizmit, ekonomisë dhe kulturës do të jenë çështjet kryesore që do të diskutohen.
“Mirëmëngjes me disa nga momentet e Konferencës së Ambasadorëve “Diplo 2024”, ku sot do të diskutojmë mbi gjeopolitikën në rajon dhe forcimin e diplomacisë në funksion të turizmit, ekonomisë dhe kulturës”, shkruan ministri Igli Hasani.