Politikë

Koncesioni i Durrësit, Meta: 40 mln € më shumë taksa! Korrupsioni i Rilindjes po i shton kostot shtetit

Shkruar nga Liberale

Koncesioni i Durrësit, Meta: 40 mln € më shumë taksa!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit, që rrëzoi shtetin shqiptar dhe vendosi gjykimin në themel për dëmshpërblim 40 milionë euro për koncensionin e Durrësit.

Meta shkruan në rrjete sociale se Rilindja vetëm humbet gjyqe me konçensionarë apo kompani të mëdha, duke rënduar kështu buxhetin e shtetit.

Ai shton se shqiptarët do paguajnë 40 milionë Euro dëmshpërblim sepse qeveria nuk respekton ligjin, “sepse ligji i saj është korrupsioni”!

Papërgjegjshmëria dhe korrupsioni skizofrenik i Rilindjes po i shton çdo ditë e më shumë kosto të mëdha financiare shtetit shqiptar dhe taksapaguesëve shqiptarë.

Seancë pas seance, arbitrazh pas arbitrazhi, Rilindja vetëm humbet gjyqe me konçensionarë apo kompani të mëdha, duke rënduar buxhetin e shtetit.

Arbitrazhi ndërkombëtar ka rrëzuar kërkesën e shtetit dhe ka vendosur gjykimin në themel për dëmshpërblim 40 milionë euro për koncensionin e Durrësit.

40 milionë euro më shumë taksa për shqiptarët!!

40 milionë euro që mund të përdoreshin për të rritur pensionet dhe për mbështetje financiare për blerjen e ilaçeve për pensionistët tanë do të shkojnë për dëmshpërblim, sepse kemi një qeveri totalisht të paaftë dhe të korruptuar!

40 milionë Euro që mund të përdoreshin për të mbështetur fermerët tanë, do të paguhen dëmshpërblim, sepse qeveria nuk respekton ligjin, sepse ligji i saj është korrupsioni!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH