Politikë

Komisioni për “TIMS”, deputetja e PS-së kërkon fjalën, braktis sallën pas përplasjeve me Salianjin!

Shkruar nga Liberale
Komisioni për “TIMS”, deputetja e PS-së kërkon

Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për Sistemin Tims është ndërprerë për 5 minuta pas tensioneve mes deputeve të opozitës dhe maxhorancës

Deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti ka kërkuar fjalën, por kryetari i Komisionit, Ervin Salianji është shprehur se radhën e kishte ligjvënësi i opozitës, Lefter Gështenja.

“E kam kërkuar unë fjalën, e kam për procedurë”, tha deputetja socialiste, ndërsa Salianji iu drejtua: “Kur ta drejtoni ju! Gështenja e ka fjalën”.

Pasi nuk iu dha fjala në Komision, Gjylameti është larguar nga salla ku zhvillohet Komisioni ndërsa mbledhja u ndërpre për 5 minuta.

Salianji: E ka kërkuar Gështenja fjalën për procedurë, nuk e përcaktojnë dot.

Gjylameti: E kam kërkuar unë fjalën, e kam për procedurë

Salianji: Kur ta drejtoni ju. Gështenja e ka fjalën

Gjylameti ngrihet dhe largohet nga salla

Saliannji: Le të iki, mbledhja vazhdon pa asnjë problem, Le të kërcejnë, të bëjnë çfarë të duan

Gështenja: Vendimi i Kushtetueses ka qenë një shuplakë për ju.

Salianji: Ikni, nuk mbyllet mbledhja vazhdon. Këtë punë kanë këta janë të shqetëuar nga mali me paligjshmëritë

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH