Politikë

Komisioni për Sterilizimin/ Opozita kërkesë për të dëshmuar Rama dhe Vilma Nushi, si biznesmenia përfitoi 1.5 milionë euro...

Shkruar nga Liberale

Komisioni për Sterilizimin/ Opozita kërkesë për të

Anëtarët e opozitës në Komisionin Hetimor për Sterilizimin kanë paraqitur dokumentin ku kërkojnë që të dëshmojnë kryeministri Edi Rama dhe biznesmenja Vilma Nushi, kërkesa e cila deri më tani është refuzuar nga mazhoranca.

PD kërkon që Rama të dëshmojë këtë të mërkurë cilësinë e Kryeministrit, i cili ka firmosur VKM-në për dhënien me konçension të këtyre shërbime.

Deputetët e opozitës kërkojnë paraqitjen e Vilma Nushit, e cila sipas tyre është përfituese indirekte dhe direkte 1.5 mln Eurove nga dividenti.

“Komisioni është i detyruar që të thërrasë për të dëshmuar para tij, jo vetëm Z. Edi Rama por të gjithë personat për të cilët anëtarët e opozitës, si inicues të këtij Komisioni, kanë kërkuar që të paraqiten e të dëshmojnë”, thuhet në dokumentet e publikuara.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH