Politikë

Komisioni i Reformës Zgjedhore mbahet online, Alibeaj thirrje Nikollës: Garanto kushtet që Komisioni të jetë me prezencë fizike

Shkruar nga Liberale

Komisioni i Reformës Zgjedhore mbahet online, Alibeaj thirrje

Bashkëkryetari i Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj, ka folur në nisje të punës së këtij organi. Ai iu drejtua kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës, ku i kërkoi të garantojë kushtet, që komisioni parlamentar për Reformën Zgjedhore të zhvillohet me prezencë fizike dhe jo online. Ai theksoi se Parlamenti nuk është i partive, por i qytetarëve shqiptarë.

“Duhet të jemi të drejtë dhe të sinqertë me ecurinë e komisionit dhe ngjarjet e fundit. Thirrja ime, siç ishte edhe një javë ë parë, i adresohet zonjës Nikolla, në cilësinë e kryetares së Kuvendit që të garantojë zhvillimin normal të veprimtarisë normale të veprimtarisë së këtij Komisioni. Nga ana ime do jetë kërkesa sistematike dhe insistuese, që nga ana e autoritete, që të garantojë zhvillimin aktiv dhe fizik të veprimtarisë së Komisionit të Reformës Zgjedhore. Deputetët e PD i qëndrojmë asaj, që mbledhjet e komisioneve, jo vetëm e këtij, por të gjitha komisionet të jenë me prani fizike”, tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH