Politikë

Komisioni hetimor për sistemin ‘TIMS’, njihuni me emrat "BIG" që do thirren si dëshmitarë, nga Rama te Veliu

Shkruar nga Liberale
Komisioni hetimor për sistemin ‘TIMS’, njihuni me emrat

Mbledhja e Komisionit Hetimor për sistemin “TIMS” është mbajtur këtë të martë në ambientet e Kuvendit. 

Qëllimi i këtij komisioni hetimor është që të hetojë për daljen e të dhënave të qytetarëve nërpërmet sistemit të patronazhistëve dhe vjedhjeve të sistemit “TIMS”. 

Demokratit Ervin Salianji, në cilësinë e kreut të këtij Komisioni listoi emrat e zyrtarëve që do të thirren për të dëshmuar.

“Do thirren për të dëshmuar Edi Rama, Taulant Balla, Muhamet Rrumbullaku, Florjan Sulejmani drejtor i AMP, Bledar Çuçi, Gledis Nano, Ardi Veliu, Zef Laska, Neritan Nallbati, Dorjan Tola, Ervin Muça, Ervina Gjana, besjan Tanuzi. Henri Ndoni, Ardit Muça, Elona Goga”, u shpreh Salianji.

Ai shtoi se pyetja e dëshmitarëve do të bëhet brenda datës 5 qershor 2024.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH