Politikë

Klosi zbardh detaje nga vizita e sekretarit të shtetit amerikan në kryeqytetin e shqiptarëve

Shkruar nga Liberale

Klosi zbardh detaje nga vizita e sekretarit të shtetit amerikan në

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi foli në lidhje me vizitën e sekretarit të shtetit amerikan në vendin tonë Antony Blinken.

Në një lidhje të drejtpërdrejt për mediat, ai theksoi se Shqipëria është i vetmi vend me një qeverisje stabël e ndaj nuk habitet me vizitën e diplomatit të lartë në vendin tonë.

“Shqipëria është përcaktuar prej kohësh si një pikë stabiliteti në rajon dhe një pikë e fortë  kontaktit dhe administrimit të politikave euroatlantike në vend. Shqipëria është i vetmi vend me një qeverisje stabël.

Ka një lidership rajonal të fortë, ka një përmbushje të detyrave dhe misioneve të saj. Vizita e Blinken në një kohë kaq të trazuar, zgjedhja e Shqipërisë është një moment i rëndësishëm i përcaktuar qartë nga partnerët dhe do u shërbej misioneve që unë thashë”-tha ai.


Për sa i përket takimit të Blinken me Dumanin ai tha: Nuk shoh asnjë ndryshim  nga politikat e deritanishme, pasi qartazi për SHBA, për partnerët tanë euro-atlantik, kontakti me institucionet e drejtësisë ka qenë i kahershëm, dhe kjo tregon një mbështetje që këta partnerë po i japin institucionit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH