Politikë

“Këta që i sulmojnë janë ‘ustallarë’”- Ish-Presidenti Moisiu: Besoj te SPAK, e kam kritikuar për ngadalësi!

Shkruar nga Liberale

“Këta që i sulmojnë janë

Ish-presidenti Alfred Moisiu vlerëson punën e bërë deri më tani nga drejtësia e re dhe veçanërisht ngs Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion dhe shprehet se ka besim te kjo strukturë.

Sipas tij, në sistemin e drejtësisë duhen futur njerëz që mendojnë vetëm për detyrën dhe jo për veten.

“Unë kam besim tek SPAK-u i famshëm që është bërë, biles unë e kam kritikuar për ngadalësi. Kam kritikuar dhe që njerëzit që do punojnë në drejtësi, duhet të jenë njerëz të çliruar nga disa mentalitet dhe duhet të mendojnë vetëm për detyrën. Ne jemi një vend i vogël dhe ti nuk je vetëm ti, ke një grua, ke një motër, ke një vëlla, një djalë a vajzë. Këta janë ustallarë, pasi sulmojnë ato dhe jo ty, që të ndjesh ti dhimbjen dhe të kesh presion familjar në fisin tënd. Duhen zgjedhur njerëz që janë të vendosur. Njerëzit duhen trajtuar me kujdes dhe pikërisht këtu e kam ngritur unë çështjen. Në drejtësi duhen çuar njerëz që në radhë të parë e stakojnë mendjen nga gjërat e tjera dhe mendojnë vetëm për detyrën. Zëre se janë në Sahara se ndryshe nuk e bëjnë dot”, u shpreh Moisiu në një intervistë në podcast-in “Public Square” me Ditmir Bushatin.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH