Politikë

Këshilli i Mandateve mblidhet për të vendosur për deputetin socialist, Vullnet Sina

Shkruar nga Liberale

Këshilli i Mandateve mblidhet për të vendosur për deputetin

Këshilli i Mandateve do të mblidhet më 4 Shtator për të diskutuar mbi mandatin e deputetit socialist Vullnet Sinaj, pasi sipas opozitës ai ka përfituar para nga buxheti i shtetit përmes bizneseve të tij.

Ky vendim u mor nga Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali pas kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Demokratike

PD e akuzon deputetin socialist ka përfituar tendera nga buxheti i shtetit në kundërshtim me Kushtetutën.

"Në vijim të mocionit të dorëzuar nga deputetët e Grupit Parlamentar të PD për heqjen e mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka thirrur mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ditën e mërkurë, datë 04.09.2024, ora 11:00,  me këtë rend dite: “Shqyrtimi i mocionit të 1/10  të deputetëve përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj dhe dërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese për konstatimin e papajtueshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj.”-thuhet në deklaratë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH