Këshilli i Legjislacionit ka vendosur se vendimi i Gjykatës Kushtetuese per Olta Xhaçkën do të diskutohet në seancën e datës 12 shtator.
“Në seancën e datës 12 shtator do të jetë pjesë e rendës së ditës edhe shqyrtimi i gjykatës kushtetuese.”, deklaroi Dhurata Çupi.
Vendimi për mbledhjen e këshillit të Legjislacionit u mor nga kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali.
Çështja për Olta Xhaçkën është dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga opozita e cila pretendon se deputetes socialiste duhet t’i hiqet mandati me argumentin e konfliktit të interesit, për shkak të statusit të investitorit që ka bashkëshorti i saj.