Politikë

Kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë/ Mbahet në Apel seanca për Metën dhe Monika Kryemadhin

Shkruar nga Liberale

Kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë/ Mbahet në

Këtë të martë pritet të mbahet seanca e radhës në Apelin e GJKKO-së për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhin, të cilët kanë ankimuar masat e sigurisë ndaj tyre. 

Meta është në masën e sigurisë ‘arrest me burg’, ndërsa ish-gruaja e tij Kryemadhi me ‘detyrim paraqitje’.

Theksojmë se Meta dhe Kryemadhi akuzohen nga SPAK se gjatë ushtrimit të detyrave të tyre në të shkuarën, janë përfshirë në korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie për të paktën 6 episode.

Sipas hetimeve të SPAK, Meta në kohën që mbante postin e ministrit të Ekonomisë dhe Energjitikës ka ndërhyrë për lidhjen e kontratës mes kompanisë DIA dhe CEZ për mbledhjen e borxheve, duke përfituar vlera monetare nga administratori i kompanisë DIA Kastriot Ismailiaj edhe pse nuk përmbushte kriteret për mbledhjen e borxheve.

Po ashtu Meta akuzohet nuk ka deklaruar një shumë prej më shumë se 463 mijë dollarësh për lidhjen e një kontrate lobimi mes LSI dhe një kompanie lobuese në shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH