Politikë

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, Gjykata e Lartë s'pranon rekursin e Fredi Belerit

Shkruar nga Liberale

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës,

Gjykata e Lartë ka vendosur që të mos pranojë rekursin e ish-kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Beleri.

Më herët Beleri kishte bërë rekurs kundër vendimeve që rrëzuan kërkesën për leje të posaçme, për t’u betuar si kryetar në Këshillin Bashkiak të Himarës.

Gjykata e Posaçme, e ka dënuar Belerin me dy vite burg me akuzën e korrupsionit në zgjedhje.

Bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi, u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, por gjykata pezulloi dënimin me burg dhe e vuri në shërbim prove për 3 vitet e ardhshme.”

Kujtojmë se Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit, me dyshimin se iu dha para qytetarëve të ndryshëm në Himarë, në këmbim të votave të koalicionit “Bashkë Fitojmë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH