Politikë

Kërkoi leje për të marrë pjesë në seanca plenare, Gjykata e Lartë rrëzon Berishën e Malltezin

Shkruar nga Liberale

Kërkoi leje për të marrë pjesë në seanca plenare,

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e bërë nga ish-Kryeministri, Sali Berisha, pasi ky i fundit kërkoi leje për të qenë pjesë e seancave plenare në Kuvend.

Po kështu, kjo gjykatë nuk pranoi rekursin e dhëndërrit të Berishës, Jamarbër Malltezi, pasi ky i fundit kundërshtonte masën e “arrestit në shtëpi”.

Kujtojmë se Sali Berisha ndodhet nën akuza për korrupsion pasiv mbi çështjen e procedurave të privatëzimit të ish-kompleksit sportiv Partizani.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH