Politikë

“Keqkuptimi ballkanik për rolin e Perandorisë dhe aktorëve rastësorë. Të gjithë e dimë se ku ndodhet sot Presidenti Bush dhe 3 të tjerët!”

Shkruar nga Liberale
“Keqkuptimi ballkanik për rolin e Perandorisë dhe aktorëve

Analisti Gentian Gaba përmes një statusi në Facebook ka publikuar një shembull, duke krahasuar pritjen në Tiranë të ish-Presidentit Bush dhe Sekretarit Blinken, teksa ka ironizuar përdorimin politik të këtyre vizitave sipas orekseve qeveritare të ditës. “Në foton e vizitës historike të ish presidentit Bush në Tiranë, “kemi ilustrimin e keqkuptimit ballkanik për rolin e Perandorisë dhe aktorëve rastësor, apo jo të planeve teë saj, të gjithë e dimë se ku ndodhet sot Presidenti Bush dhe ku ndodhen 3 të tjerët…” thotë Gaba.

Duke u kundërpërgjigjur deklaratave të sotme të zëdhënëses së qeverisë, Elisa Spiropali, Gentian Gaba thotë: “Guxim i madh duhet për të lidhur dy gjërat, sidomos kur je kapur në faj e mbi të gjitha kur nga pozitat e Ministres së Shqipërisë, përdor vizitën e Sekretarit Blinken si letër higjenike për të pastruar pisllëqet e Ramës në shërbim të pushtetit të tij”.

Postimi i plotë i Gentian Gabës:

Ashtu siç pritej, zëdhënësit e Ramës me në krye Spiropalin, qëndrimin e Bashës për mbylljen e gjyqit të McGonigal-it në SHBA, në të cilin McGonigal pranoi stisjen e kurdisur nga Rama kundër Bashës, po e relativizojnë përmes vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit.

Pra, sipas Spiropalit, pritja e z. Blinken, e bën kolegun e Ahmetajt, Beqajt, Tahirit, Dakos etj. të pastruar nga aktet korruptuese, për të cilat është gjendur një fill i kuq që lidh kryeministrinë me zyrën e ish-shefit të FBI-së.

Guxim i madh duhet për të lidhur dy gjërat, sidomos kur je kapur në faj e mbi të gjitha kur nga pozitat e Ministres së Shqipërisë, përdor vizitën e Sekretarit Blinken si letër higjenike për të pastruar pisllëqet e Ramës në shërbim të pushtetit të tij.

Ndërsa, për përkëdhelinë me të cilën po kudulisin pushtetin e tyre të korruptuar, siç dëshmon Ahmetaj nga ekzili, apo dosjet pirg në SPAK, u duhet kujtuar se karoseli mbi të cilin udhëtojnë nuk njeh vetëm ngjitje, kurrë nuk ka njohur vetëm një të tillë.

Ja për shembull, në foton këtu poshtë kemi ilustrimin e keqkuptimit ballkanik për rolin e Perandorisë dhe aktorëve rastësor, apo jo të planeve të saj, të gjithë e dimë se ku ndodhet sot Presidenti Bush dhe ku ndodhen 3 të tjerët…

Timeo Danaos et dona ferentes

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH