Politikë

“Kemi një aleancë...”/ Berisha i mori vulën, Basha tregon planet për ecurinë në politikë

Shkruar nga Liberale

“Kemi një aleancë...”/ Berisha i mori vulën, Basha

Teksa Gjykata e Apelit vendoi përfundimisht që t’i kalonte drejtimi ne Partisë Demokratike zyrtare ish-kryeministrit Sali Berisha, dilemë mbetet fakti se çfarë do ndodhëm me Lulzim Bashën dhe deputetët e tij mbështetës.

Në një intervistë ekskluzive për Xhoi Malësia, në “Breking”, Top News, Basha zbuloi se do vijojë përpjekjet për një debat politik publik, teksa shtoi se do vijojë bashkëpunimi me ato parti, që janë të vendosura për betejën kundër qeveria Rama.

“Të gjitha pyetjet do marrin përgjigje në bazë të Kushtetutës dhe legjislacionit të vendit. Nuk duam që debatin publik ta shndërrojmë një debat të ulët për logo dhe vulë siç ka dashur Rama dhe Berisha. PD ka shpalosur një program, për tu garantua shqiptarëve debatin që meritojnë.

Kemi bashkëpunim me partitë që kanë shprehur vendosmërinë për të ecur para në betejën kundër Edi Ramës. Kemi një aleancë që duam ta zgjerojmë, që përfaqëson shumicën e shqiptarëve.

Çdo kush ka dëshirën për të parë një bashkim eficent të demokratëve, por kjo nuk mund të na mbajë peng. Ka një pjesë që duan të luftojnë për të larguar Edi Ramën ka dhe një pakicë që kanë vendosur interesat personale para interesave të shqiptarëve. Bashkëpunojnë me Edi Ramën për hallet e tyre personale, janë kthyer në asetin e vetëm të Edi Ramës, sepse Rama nuk ka asgjë tjetër përveçse interes që të mbajë gjallë përçarjen e opozitës.”– tha Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH