Politikë

"Kë doni të keni kandidat për deputet”/Basha kërkon ndihmën e qytetarëve: Përballë një qeverie të korruptuar, na duhet një alternativë e re

Shkruar nga Liberale

"Kë doni të keni kandidat për deputet”/Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kërkon mendimin e qytetarëve për programin dhe ekipin e kandidatëve për deputetë, teksa PD ka nisur përgatitjet për zgjedhjet parlamentare 2025.

Përmes një video-mesazhi, Basha denoncon të korruptuarit dhe të inkriminuarit e qeverisjes se Edi Ramës, ata që janë dënuar, janë arrestuar dhe janë nën hetim.

Në mesazhin e tij zoti Basha thekson se çdo shqiptar e di që kjo qeveri është e korruptuar, prandaj edhe ata duan dhe presin një alternativë të re.

Në postimin që shoqëron videon Basha shkruan:

“Përballë një qeverie të korruptuar dhe të inkriminuar, që ka detyruar shqiptarët të emigrojnë masivisht, ku pagat janë më të ulëtat në rajon e çmimet më të lartat, na duhet një alternativë e re. Një program që siguron mirëqenie dhe ekip i besueshëm për ta realizuar atë.

Për këtë na duhet ndihma dhe kontributi juaj.

Na jepni mendimet për programin elektoral dhe propozime se kë doni të keni kandidat për deputet”.

Kryetari i PD ka bashkëngjitur edhe adresën e -mail: [email protected]. dhe numrin e whatsApp. 00355 69 7039465 ku qytetarët mund të kontribuojnë me propozimet e tyre për programin dhe kandidatët.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH