Politikë

Katër orët e Monika Kryemadhit në SPAK, e vetme, pa avokat dhe pa asnjë dosje!

Shkruar nga Liberale

Katër orët e Monika Kryemadhit në SPAK, e vetme, pa avokat dhe pa

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është paraqitur këtë mëngjes në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Anti-korrupsion dhe doli prej andej pas 4 orësh.

Kryemadhi hyri e vetme, pa asnjë avokat dhe pa asnjë dosje voluminoze në godinën e qelqtë.

Ajo u thirr në cilësinë e personit që ka dijeni nga prokurori që ka në dorë një dosje sa i takon pasurisë së çiftit, ku përfshihen edhe bashkëshorti i saj, Ilir Meta.

Kjo është hera e dytë që deputetja thirret në SPAK.

Më herët, ajo i është përgjigjur pyetjeve të prokurorëve të posaçëm dhe ka dorëzuar fakte të reja për inceneratorët.

Kujtojmë se Monika Kryemadhit i është sekuestruar disa muaj më parë telefoni celular, në aeroport, nga agjentët e policisë.  

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH