Politikë

KAS rrëzon ankesën e PD për Beratin dhe Vlorën, procesi zgjedhor mbyllet në gjashtë qarqe

Shkruar nga Liberale.al

KAS rrëzon ankesën e PD për Beratin dhe Vlorën, procesi

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar sot me shumicë votash ankesën e Partisë Demokratike për shpalljen të pavlefshëm të zgjedhjeve të 11 majit në qarqet Berat dhe Vlorë, si dhe për kërkesën për përsëritjen e votimeve në Vlorë.

Me këtë vendim, procesi zgjedhor në këto dy qarqe konsiderohet i mbyllur, duke iu shtuar edhe qarqeve Kukës, Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër, për të cilat KAS më herët kishte hedhur poshtë ankesat.

Gjatë shqyrtimit të ankesave, KAS theksoi se nuk u paraqitën prova të mjaftueshme për të mbështetur pretendimet e PD-së. “Nuk mund të mbahet i hapur një proces pa prova dhe pa kufi kohor. Kjo do të ishte një procedurë pa kuptim,” u tha në seancë.

Për Beratin, sot u hap edhe një kuti votimi me votat nga diaspora (Greqia), por pa ndikim në rezultatin përfundimtar.

Deri tani, janë gjashtë qarqe ku procesi në KAS ka përfunduar dhe që PD mund t’i çojë në Kolegjin Zgjedhor. Ndërkohë, gjashtë qarqe të tjera mbeten në proces: Tirana, Fieri, Durrësi dhe Dibra janë në fazë rinumërimi, ndërsa Elbasani dhe Shkodra janë ende në shqyrtim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH