Politikë

Kaosi në Kuvend/ Basha: Teatër me skenar të Edi Ramës

Shkruar nga Liberale

Kaosi në Kuvend/ Basha: Teatër me skenar të Edi Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas mbylljes së seancës së parë plenare që shënoi nisjen e sesionit të ri parlamentar.

Në fjalën e tij për mediat Basha tha se qeveria nuk ka interes për normalitet politik dhe llogaridhënie.

Ai përsëriti thirrjen ndaj presidentit Bajram Begaj për të kthyer mbrapsht ndryshimet për ngritjen e komisioneve hetimore duke i cilësuar si të njëanshme.

“Interesat e qeverisë nuk janë normaliteti politik, llogaridhënia dhe mbajtja e përgjegjësisë por vazhdimi i teatrit me skenarë dhe regji të Edi Ramës që pamundëson zërin e opozitës. Sot kam një thirrje për presidentin e Republikës, të kthejë mbrapsht ndryshimet e njëanshme të ligjit për komisionet hetimore si dhe të zhbëhen ndryshimet e njëanshme të rregullores”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH