Politikë

“Kambanë alarmi për qytetarët e zakonshëm”, vrasja e efektivit në Fier, reagon Alibeaj: PD i kërkon organeve kompetente zbardhjen e ngjarjes së rëndë

Shkruar nga Liberale
“Kambanë alarmi për qytetarët e zakonshëm”,

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar për vrasjen e efektivit në Fier, duke e cilësuar ngjarjen si një kambanë alarmi për qytetarët e zakonshëm. Ai i bëri thirrje organeve kompetente të mundësojnë sa më shpejt zbardhjen e këtij krimi të rëndë, duke kërkuar që autori të dalë përpara drejtësisë.

Alibeaj tha se njerëz të armatosur qarkullojnë lirshëm në të gjithë vendin, e kjo është detyrë e organeve ligjzbatuese për të mbrojtur e siguruar rendin publik.

Sekretari i Përgjithshëm, u shpreh se rendi e siguria e publike janë disa ndër shkaqet e largimit të popullsisë nga vendi ynë.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Enkelejd Alibeaj në Facebook:
Vrasja e efektivit të policisë në mes të ditës në qytetin e Fierit, është tregues i brishtësisë që ka rendi dhe siguria publike në Shqipëri.
Goditja ndaj punonjësve të rendit publik është një sinjal i dyfishtë dhe një kambanë alarmi shqetësuese për qytetarët e zakonshëm rrugëve të vendit, të cilët janë të pambrojtur dhe nuk e dinë me kë përballen.
Njerëz të armatosur qarkullojnë lirshëm në të gjithë vendin dhe kjo është detyrë e organeve ligjzbatuese për të mbrojtur dhe siguruar rendin.
Partia Demokratike e Shqipërisë i kërkon organeve kompetente të zbardhin sa më shpejt ngjarjen e rëndë të ndodhur në qytetin e Fierit dhe kërkojnë që përgjegjësi të dalë përpara drejtësisë.
Veç të tjerash, rendi dhe siguria publike janë një ndër shkaqet e largimit të njerëzve nga Shqipëria, ndaj Partia Demokratike e Shqipërisë garanton të gjithë qytetarët shqiptarë se në programin e saj qeverisës rendi dhe siguria publike do të kenë prioritete absolute, duke forcuar policimin në komunitet dhe bashkërendimin e një sërë institucioneve së bashku për të minimizuar ngjarje të tilla.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH