Politikë

Kalon për votim sot në Kuvend rezoluta anti-korrupsion, a do ta votojë opozita?

Shkruar nga Liberale

Kalon për votim sot në Kuvend rezoluta anti-korrupsion, a do ta

Këtë të hënë parlamenti do të votojë rezolutën për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Në mbledhjen e konferencës së kryetarëve, në emër të mazhorancës Bledi Çuçi ka shpjeguar se Partia Socialiste e ka vendosur prioritet luftën kundër korrupsionit për të përshpejtuar procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ndërsa opozita abstenoi pasi është skeptike për funksionimin e këtij mekanizmi të ri. Sipas opozitës, korrupsioni po shkatërron Shqipërinë dhe  nuk luftohet me rezoluta  e komisione të përbashkëta.

Kjo projekt-rezolutë synon të rrisë sundimin e ligjit, luftojë korrupsionin dhe të përafrojë legjislacionin shqiptar me atë të Bashkimit Europian.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH