Sot në Kuvendin e Shqipërisë, janë zhvilluar homazhet në nder të ish-deputetit demokrat, Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 44-vjeçare.
Miq, kolegë dhe të afërm i kanë dhënë lamtumirën e fundit ish-deputetit të ndjerë, i cili ndërroi jetë papritur, si pasojë e një arresti kardiak.
Mes lotësh, ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, u mundua të jepte një prononcim të shkurtër për mediet, por që nuk mundi dot ta përfundonte për shkak të gjendjes së rënduar emocionale.
“Gerti ishte ndryshe nga të gjithë të tjerët! Gerti ishte ndryshe”, tha mes lotësh Jozefina Topalli dhe më pas u largua.