Politikë

“Jemi të shokuar nga të dhënat”, deputetja e PD nxjerr mesazhin nga një prej takimeve me ndërkombëtarët në Strasburg

Shkruar nga Liberale

“Jemi të shokuar nga të dhënat”, deputetja e PD

Deputetja e Partisë Demokratike,  Dhurata Çupi deklaroi nga Strasburgu se deputetët e PD kanë shkuar me dosje në Parlamentin Europian për atë që po ndodh në Shqipëri.

Politikania u shpreh se kjo është një fushatë sensibilizimi, qoftë brenda nëpërmjet një marrëdhënieje të kufizuar me parlamentin apo protestave të vazhdueshme si opozitë, por qoftë dhe në kontakte me ndërkombëtarët.

Ndër të tjera ajo përcolli dhe komentin e një prej ndërkombëtarëve në takimin me deputetët e PD.

“Këto janë pankarta të një grupi parlamentar në mënyrë krejt paqësore. Është një manifestim sensibilizimi që kemi vendosur të zhvillojmë brenda dhe jashtë zyrave të Parlamentit Europian. Tashmë është bërë publike, ne kemi komunikuar dhe me qytetarët shqiptarë dhe me demokratët dhe me opinionin publik.

Kjo është një fushatë sensibilizimi, qoftë brenda nëpërmjet një marrëdhënieje të kufizuar me parlamentin apo protestave të vazhdueshme si opozitë, por qoftë dhe në kontakte me ndërkombëtarët. Do doja edhe për ju të deklaroja që gjatë një takimi të kolegëve tanë brenda, një nga përfaqësuesit ndërkombëtarë që ishte në takim komunikonte me fjali të tilla që ne jemi të surprizuar dhe të shokuar nga të dhënat që vijnë nga Shqipëria. Sigurisht grupi parlamentar ka dosje, ka dokumentacion të plotë, ku në kontakte me ndërkombëtarët iu ka paraqitur se çfarë ndodh në Shqipëri.

Në Shqipëri sot nuk kemi demokraci funksionale. Në Shqipëri nuk kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në Shqipëri nuk kemi pushtete të ndara. Në Shqipëria disa muaj para zgjedhjeve kemi një opozitë në kushte të pabarabarta sa i takon futjes në fushatë elektorale me qeverinë. Sot një qeveri dhe një kryeministër totalisht në funksion të fushatës dhe një kryetar opozitë të izoluar”, u shpreh Çupa.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH