Kryeministri Edi Rama u shpreh pak më parë në një komunikim "live" me qytetarët, se Shqipëria është një hap larg realizimit të ëndrrës shekullore, anëtarësimit në BE.
Kreu i qeverisë Rama foli për anëtarësimin, ku theksoi se duhet të mendojmë si shqiptarë dhe jo si socialistë e demokratë.
“Çfarë kam tradhtuar unë? Apo se Shqipëria është vetëm një hap larg realizimit të një ëndrre shekullore? Duhet menduar si shqiptarë këtë moment, as si socioalist, as si demokrat. Në 3 mandate kanë qenë mbi 60 ministra, dy ministra janë dënuar nga mandati i parë, njëri nga PS, njëri nga partia aleate ndjestë pastë, një i tretë në paraburgim, dhe një i katërt në arrati, zv.kryeministri.
Nëse flisni për luftën kundër korrupsionit, e dini pse ju erdhi dita të flisni? Sepse këtë ditë e solli PS, kjo vendosmëri, kjo ambicie dhe ky vizion për të hyrë në BE. Fokusohuni te ky mision, mos humbni kohën me kënetën. Mua do më duhet të rri edhe pak, më duhet ta përmbus këtë mision, nuk mund të luajmë me fatin. Fokusohuni të tërë te ky mision, është momenti për të marrë hak për të gjithë poshtërimet që i janë bërë kombit shqiptar”, u shpreh Rama.