Politikë

“Javën tjetër dorëzojmë në Kuvend paketë pro SPAK-ut”, Basha: Rikthimi i Berishës në grupin parlamentar të PD, minim i demokracisë

Shkruar nga Liberale
“Javën tjetër dorëzojmë në Kuvend paketë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të shtunë lajmëroi se do të dorëzojë në Kuvend, një nismë pro SPAK-ut dhe BKH-së, ndërsa bëri me dije se rikthimi i Sali Berishës në grupin parlamentar demokrat është minim i demokracisë.

Lajmin e dha në një konferencë me gazetarët, ku theksoi se kjo paketë nuk është një kundërvënie ndaj ofensivës së Ramës, Metës apo Berishës. Por është mbi të gjitha, një përmbushje ndaj angazhimit për sistemin e drejtësisë.

“PD do të depozitojë javën e ardhme një nismë protektive ndaj SPAK dhe BKH, e cila dorëzohet në Kuvend. Kjo paketë pro-spak, nuk është kundërvënie ndaj ofensivës së Ramës, Metës, apo Berishës, është mbi të gjitha përmbushje ndaj angazhimit tonë për sistemin e drejtësisë. 4 do të jenë fushat kryesore të ndërhyrjeve ligjore dhe vendimeve të tjera. I pari ka të bëjë me amendamentet përkatëse të buxhetit të shtetit, për burime njerëzore të bëra nga SPAK. Do të kërkojmë fonde të mjaftueshme për të rritur me 15% numrin e hetuesve.”, tha Basha.

I pyetur nga gazetarët edhe për rikthimin e Sali Berishës në grupin parlamentar, Basha e cilësoi vendimin e Nikollës për të pranuar shkresën si nimin të demokracivë dhe si një ndër motivet renditi faktin që Berisha është shpallur non grata në SHBA-të.

“Paniku i Edi Ramës e ka bërë që të lidhë aleancë me Sali Berishën dhe mbështetësit e tij. Rama ka synim të vazhdojë pushtetin dhe Berisha një nevojtar për tu bashkuar kundër SPAK. Ne nuk mund ta pranojmë këtë. Çdo kush që merr përsipër të administrojë një kërkesë të tillë po i kundërvihet haptazi ligjit dhe përpjekjes mbarë shqiptare për të shkulur kulturën e pandëshkueshmërisë dhe për të luftuar korrupsionin. Lindita Nikolla, ky është minim i demokracisë, është një nga motive që janë shpallur non grata.

PD çdo hap të tillë do ta trajtojë me seriozitet të madh. Do të bëjmë kallëzim për shpërdorim detyre. Individë që nuk përfaqësojnë PD nuk mund të diktojnë PD, distancimi ynë me non grata parlament dhe i palëvizshme. Çdo person që merr përsipër nga ana e PD-së do përballet me aksionin më të ashpër politik dhe penal”, shtoi mes të tjerash demokrati.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH