Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, është paraqitur këtë të enjte në SPAK.
Malltezi ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Dhëndri i ish-kryeministrit Berisha u arrestua nga SPAK për korrupsion e pastrim parash, për të njëjten çështje atë të privatizimit të ish kompleksit “Partizani”.
Ndërkohë e njëjta masë sigurie është vendosur dhe për vjehrrin e tij, Berisha që prej datës 30 Dhjetor 2023.