Politikë

"Italia është partner i pazëvendësueshëm strategjik", deklarata e Begajt në takimin me Tajanin

Shkruar nga Liberale

"Italia është partner i pazëvendësueshëm

Presidenti Bajram Begaj u takua në Kalabri me Zëvendës Kryetarim e Këshillit të Ministrave dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Italisë Antonio Tajani. Gjatë takimit Presidenti Begaj ritheksoi se Italia mbetet partneri i pazëvëndësueshëm strategjik për vendin tone, bazuar në historinë e shkëlqyer të miqësisë dhe të marrëdhënieve tona politike, ekonomike e social kulturore.

Presidenti e falenderoi Zv kryeministrin e Italisë për mbështetjen që italia i jep zgjerimit të BE-së në Ballkan si dhe konfirmoi angazhimin dhe përkusjtimin e palëkundur të Shqipërise për integrimin në Bashkimin Evropian. Presidenti e siguroi zvkryeministrin Tajani për vendosmërinë e Shqipërisë për të thelluar dhe pasuruar edhe me tej bashkëpunimin  në organizatat ndërkombëtare dhe për çështje me rëndësi rajonale dhe globale.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH