Politikë

Ish-prokurori Arjan Ndoj që i shpëtoi atentatit në 2019, bëhet pjesë e primareve të PD-së

Shkruar nga Liberale

Ish-prokurori Arjan Ndoj që i shpëtoi atentatit në 2019,

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar emra të rinj për të hyrë në garën e primareve që do të zhvillohen më 1 mars.

Në primaret e Durrësit do të garojë edhe ish-prokurori Arjan Ndoj, i cili i ka shpëtuar një atentati në 2019, kur udhëtonte në makinë me Landi Muharremin dhe Andi Malokun, që humbi jetën në atë sulm.

Edhe gjenerali Xhemal Gjunkshi ka vendosur të kandidojë në primaret e Dibrës, duke deklaruar se ka marrë vendim që të kthehet në partinë e tij.

Primaret pritet të mbahen më 1 mars, dhe lista e kandidaturave është zgjeruar, duke përfshirë rreth 20 emra të rinj përveç rreth 290 të miratuar më parë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH