Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka lënë sërish qelinë sot, pasi do të jetë i pranishëm në Komisionin parlamentar që heton dy koncensionet, të Sterilizimit dhe Check-upt.
Ai mbërriti në Kuvend me pranga në duar, por të mbuluara. Ndërkohë në Komisionin e zhvilluar ditën e djeshme, pati debate dhe akuza mes PD dhe PS.
Theksojmë se Beqaj ishte planifikuar dëshmitari i fundit ndërsa para tij në Komision ka qenë ish-zv.ministri Klodjan Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, të dy të vendosur nën arrest në gusht të 2023.