Politikë

Ish-ministri Ilir Beqaj paraqitet sërish në SPAK, do të pyetet për...

Shkruar nga Liberale

Ish-ministri Ilir Beqaj paraqitet sërish në SPAK, do të pyetet

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur sërish sot në dyert e SPAK. 

Ai është parë i shoqëruar nga avokati i tij, teksa është futur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për t'u marrë në pyetje nga prokurorët e SPAK.

Mësohet se Beqja do të pyetet nga prokurorët e SPAK për çështjen e “Sterilizimit”. 

Pak ditë më parë, me urdhër të SPAK u kontrollua edhe banesa e Ilir Beqajt, ku u njoftua se u morën kompjutera, celularë dhe dokumente.

Ndërohë ish-ministri ka thënë se do të përballet me drejtësinë dhe se sipas tij nuk ka asnjë aferë në çështjen e “Sterilizimit”, duke shtuar se edhe kur ka qenë ministër, edhe tani, nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë interes ekonomik apo financiar nga kompanitë farmaceutike. 

Ndaj ish-ministrit Beqaj Gjykata e Posaçme caktoi në nëntor 2023 masën "detyrim paraqitje" dy herë në muaj në prokurori, për akuzën shpërdorim detyre. Hetimi ka të bëjë me shkeljet e pretenduara nga SPAK, në koncesionin e sterilizimit, me vlerë 100 milionë euro.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH