Gazetarja Anduena Llabani u shpreh në "Euronews Albania" se opozitën e vërtetë në Shqipëri do e bëjë ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, i cili është shpallur në kërkim.
Ajo tha se Ahmetaj do të vijë në Shqipëri dhe do të dëshmojë në Prokurori duke dhënë prova, dokumente e fakte të pakontestueshme.
“Unë mendoj se opozitën e vërtetë në qeverinë Rama do e bëjë Arben Ahmetaj. Ai ka pranuar të vij në Shqipëri dhe të dëshmojë. Do vijë në Shqipëri dhe do të dëshmojë për prokurorinë shqiptare. Ai ka pranuar ftesën e prokurorisë për të ardhur e për të dëshmuar. Ai do dalë e do flasë për ato që di, ai ka letra, dokumente video, prova të pakontestueshme. Ai do vijë në Shqipëri për të dëshmuar në prokurorinë shqiptare. Ai mund të jetë bërë edhe i penduar i drejtësisë”,-tha Llabani.
Por megjithatë vetë Ahmetaj e ka përgënjeshtruar këtë lajm, duke reaguar gjatë emisionit “Now” për moderatoren Erla Mëhilli, ku është shprehur se “nuk ka ndërmend të vijë e të dëshmojë në Shqipëri.
“Unë do vij një ditë në Shqipëri, por jo për të dëshmuar”, është shprehur Ahmetaj.