Politikë

Ironia e Bashës ndaj Berishës: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Shkruar nga Liberale

Ironia e Bashës ndaj Berishës: Nëse me Ramën nuk ka

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar për deklaratën e Sali Berishës kur u shpreh se me “Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira”. 

Me anë të një postimi në Facebook, Basha ironizon duke thënë se nëse me Ramën nuk paska zgjedhje, pse “revolucioni” u kthye në pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Ai më tej pyet Berishën, nëse me Ramën nuk paska zgjedhje të lira, pse bashkove votat për amnistinë duke liruar hajdutët e votave të PD dhe shkatërrove komisionin e Reformës Zgjedhore?!

Postimi i Bashës:

Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse “revolucioni” u kthye në pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!
Kur me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bashkove votat për amnistinë duke liruar hajdutët e votave të PD?!
Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse e shkatërrove komisionin e Reformës Zgjedhore dhe hodhët në koshin e plehrave rakomandimet e OSBE/ODHIR?!

Ironia e Bashës ndaj Berishës: Nëse me Ramën nuk ka

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH