Politikë

INTERVISTA/ ‘Dritëhijet’ e largimit nga grupi i PD, Alibeaj: S’mund të bëhem pjesë e berishizmit! Ka premisa për parti të re me Bashën

Shkruar nga Liberale

INTERVISTA/ ‘Dritëhijet’ e largimit nga grupi i PD, Alibeaj:

Një ditë pasi mori vendimin për tu larguar nga grupi i Partisë Demokratike, pasi gjykata e Apelit i dha vulën Sali Berishës, ish-kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj thekson se nuk do të jetë pjesë e një grupi që partinë e konsideron pronë private.

Alibeaj tha për gazetarin Arbër Hitaj, në një intervistë për Report Tv se pas vendimit të Apeliz, Partia Demokratike është kthyer në partia berishiste dhe se kjo gjë nuk e përfaqëson

'Vendim për të mos marrë pjesë në grupin e drejtuar nga Berisha. Nuk jam pjesë e një grupi që e ka partinë private, se çfarë ndodh më vonë mund të diskutohet. Diferencimet me Berishën i kam që në 2012. Në 2012 kam qenë deputet i PD dhe kam pasur qëndrimet e mia, kam votuar kundër.
Situata e shëmtuara të sulmeve tek selia, shpifjeve llumit të hedhur dhe mbi të gjitha dallimet e mëdha qëndrimet politike karshi korrupsionin konceptit të non gratës, karshi distancimit që do të duhet që një parti do të mbaj ndaj korrupsionit, një parti politikë në këtë situatë ku është nuk mund të ketë si ofertë politike të shkuarën. Njerëz të provuar e stërprovuar se partia është e imja. Kjo është ndarja finale.”

Por çfarë do të thotë të jesh opozitar, ose demokrat i vërtetë?

Demokrat të bën përqafimi i atyre vlerave që kjo parti pati vite më parë. Tani nuk ka asnjë nga këto vlera është vetëm partia berishistë. S’është partia që më përfaqëson mua. Kjo është më e ndershmja më e moralshmja. Unë në 2022, jam njeriu që kam bërë ankimin në atë kohë kundër vendimit të Zhukrit. Një parti politike nuk mund të jetë partia e një individi në hall dhe nuk mund të lejojë që hallin e vet tua linte gjithë demokratëve.’- tha Alibeaj.
I pyetur për nocionin ‘berishizmi’, Alibeaj tha se cilësohet si disident kush del kundër.
‘Berishizmi është të mos mbash përgjegjësi për aktet tua në politike dhe mos të gjesh kohën kur duhet të largohet, të mos perceptosh se cila është nevoja e publikut ’- tha ndër të tjera Alibeaj.

Alibeaj thotë më tej se janë premisat për krijimin e një partie të re me ish-kryetarin e PD-së Lulzim Bashën, por duhet të shikohet me përgjegjësi.

Besoj se secili do të matet me ato që ka bërë mirë dhe ka bërë keq. S’kam qenë për parti të individit. Secili duhet të shohë nga unë i pari, duhet të shohim nëse mund të jemi të krijojmë një shtjellë për një subjekt të ri politik. Si do të jetë çfarë formati dhe më radhe me përgjegjësinë më të madhe. Janë të gjitha premisat për të bërë këtë projekt. Kush do ta drejtojë kjo është e fundit, ka mundësi që të nxjerrim fytyra të reja, mënyrat për tu shfaqur janë nga më të ndryshmet. Secili prej nesh duhet të marrë përgjegjësi. A mos duhet thjeshtë të shërbej, një koncept i ri elektoral synimin e vet duhet të ketë për tu rritur dhe të jetë faktor në 2025. Aftësia jonë duhet të jetë e tillë që të kapi këtë pjesë. Duhet të jetë moment sakrificë për secili, duke nisur nga unë i pari’ - tha Alibeaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH