Politikë

Incineratori i Tiranës “djeg” Alqi Bllakon, ish-deputeti merret i pandehur për korrupsion në dy raste

Shkruar nga Liberale

Incineratori i Tiranës “djeg” Alqi Bllakon, ish-deputeti merret

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako është marrë i pandehur edhe për inceneratorin e Tiranës, duke u akuzuar për korrupsion në dy raste.

Bëhet me dije se Bllakos i është komunikuar akuza pak ditë më parë nga prokurori Dritan Prençi, teksa ai ndodhet në qeli prej me shume se dy vite, i dënuar për Inceneratorin e Fierit.

Theksojmë se në muajin prill të këtij viti, SPAK çoi për gjykim një pjesë të të akuzuarve për inceneratorin e Tiranës.

Konkretisht ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka, Pëllumb Abeshin, Erjon Murataj, Bledar Karolin, Taulant Tushën, Namik Simixhiu, Etleva Kondi, Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Jetmir Llapaj si dhe Silena Tolën. Organi i akuzuës i komunikoi atyre akuzën “shpërdorim detyre”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH